VIDEO/ Fiorentina turpëron me 5 gola Juventusin! Kapiteni Toçi protagonist me dopietë asistesh dhe gol, Hasa realizon një perlë nga goditja e dënimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 21:03

VIDEO/ Fiorentina turpëron me 5 gola Juventusin! Kapiteni Toçi protagonist me dopietë asistesh dhe gol, Hasa realizon një perlë nga goditja e dënimit

Festival golash në duelin e të rinjve mes Juventusit dhe Fiorentinës, sfidë kjo e vlefshme për javën e 17-të të kampionatit Primavera në Itali.

Toçi

Fiorentina me në krye kapitenin shqiptar Eljon Toçi, turpëroi me rezultatin 1-5 Juventusin. Sulmuesi shqiptar, ishte një nga më të dalluarit në fushë, teksa asistoi te goli i dytë dhe i tretë, ndërkohë që realizoi golin e katërt të sfidës në minutën e 74-t.

Ndërkohë në radhët e bardhezinjve të Juventusit, golin e vetëm e shënoi mesfushori shqiptar, që luan për moshat e Italisë, Luis Hasa. 19-vjeçari realizoi një perlë nga goditja e dënimit në minutën e 35-të të sfidës, duke ngushtuar përkohësisht shifrat në 1-2.


Gjuajtja e Hasës u ndal të trekëndëshin e portës, por vetëm kaq pasi miqtë nga Firence, arritën të shënonin edhe 3 gola të tjerë.

Falë këtij triumfi Fiorentina e Toçit, parakaloi në renditje Juventusin. Bardhezinjtë në 17 javë kanë grumbulluar 28 pikë, ndërsa Fiorentina 29.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"