VIDEO/ Fiorentina ndal Milanin, goli i Rebiçit nuk i mjafton “Djallit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 0:10

VIDEO/ Fiorentina ndal Milanin, goli i Rebiçit nuk i mjafton “Djallit”

Fiorentina dhe Milani kanë barazuar me shifrat 1-1, në ndeshjen e luajtur në “Artemio Franki”.

bandicam 2020-02-22 22-43-32-905

Ibrahimoviç shënoi në minutën e 34-të për Milanin, por VAR-i i prishi festën suedezit. Në pjesën e dytë, Rebiç, i cili po kalon një formë të shkëlqyer, ka gjetur rrugën e rrjetës dhe i dha besim ekipit të tij.

Në minutën e 62-të Fiorentina mbeti me 10 lojtarë, teksa Dalbert u largua nga fusha me karton të kuq.

Kjo nuk i ndali vendasit dhe në minutën  e 84-të, ishte Pulgar, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Milani kështu me këtë barazim ka shkuar në kuotën e 36 pikëve në vendin e shtatë, ndërsa Fiorentina ndodhet në vendin e 13-të me 29 pikë.

Fiorentina-Milan 1-1
Pulgar 84′ p/  Rebiç 57′

84′ Goli i Pulgar me penallti.

62′ Dalbert del me karton të kuq.

57′ Goli i Rebiç:

34′ Goli i anuluar i Ibrahimoviç:

Formacionet zyrtare:

Fiorentina: Dragovski, Kaseres, Pexela, Milenkoviç, Dalbert, Kastrovili, Pulgar, Dunkan, Lirola, Vlahovivç, Kieza.

Milan: Donaruma, Konti, Gabia, Romanjoli, Hernandez, Benaser, Kesi, Kastijeho, Çalhanoglu, Rebiç, Ibrahimoviç.

formacionet

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"