VIDEO/ Fiorentina “fundos” Napolin në shtëpi, Gatuzo nuk nxjerr do skuadrën nga kriza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 22:44

VIDEO/ Fiorentina “fundos” Napolin në shtëpi, Gatuzo nuk nxjerr do skuadrën nga kriza

Fiorentina ka arritur të marrë një fitore të madhe në transfertë ndaj Napolit, me rezultatin 0-2.

fiorentina

Skuadra “violë” i ka dhënë një “leksion” Napolit të Elseid Hysajt, që edhe me Gatuzon nuk po del dot nga kriza.

Federiko Kieza ishte ai që shënoi në minutën e 26-të golin e parë, pas një aksioni të bukur. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Fiores, që në të dytën me anë të Vlahoviç në minutën e 74-të “hipotekoi” fitoren e vyer.

Kështu Fiorentina ka kapur Napolin në kuotën e 24 pikëve. Ekipi “partenopei” po pëson një rënie të lirë dhe tashmë ndodhet në vendin e 12-të.


Formacionet zyrtare të ndeshjes Napoli-Fiorentina:

Napoli: Ospina; Hysaj, Manolas, Di Lorenco, Luperto; Alan, Fabian, Zielinski, Kajehon; Milik, Insinje.

Fiorentina: Dragovski; Milenkoviç, Pecela, Kaseres; Lirola, Benasi, Pulgar, Kastrovili, Dalbert; Kieza, Kutrone.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"