VIDEO/ Fiorentina e papërmbajtshme, mund Xhenoan me goleadë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2022 | 23:08

VIDEO/ Fiorentina e papërmbajtshme, mund Xhenoan me goleadë

Fiorentina ka marrë një fitore spektakolare ndaj Xhenoas me rezultatin 6-0. Vjollcët ishin dominues përgjatë gjithë sfidës dhe afrohen me zonën europiane.

fiore

Vendasit zgjidhën gjithçka që në pjesën e parë duke shënuar tre herë. Ordiozola, Bonaventura dhe Biragi ishin autorët e golave. Vlahoviç humbi një penallti, por e korrigjoi në pjesën e dytë ku shënoi golin e katërt. Më pas Biragi përsëri dhe Torreira i vunë kapakun sfidës.

Me këtë fitore Fiorentina shkon në kuotën e 35 pikëve. Po aq sa Roma e Lacio.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"