VIDEO/ Finalja në “Kardif” ndaj Juventusit, zbulohet fjalimi i Zidanit në dhomat e zhveshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2018 | 18:12

VIDEO/ Finalja në “Kardif” ndaj Juventusit, zbulohet fjalimi i Zidanit në dhomat e zhveshjes

Zinedin Zidan qëndron në mes, ndërsa lojtarët të ulur. Secili në vendin e tij. Për shumë minuta flasin me njëri-tjetrin dhe ndërrojnë fanellat. Barazimi në pjesën e parë kundër Juventusit është një rezultat pozitiv dhe trajneri francez thotë shumë pak fjalë për të motivuar ekipin në pjesën e dytë.

Zidan

“Vetëm dy gjëra kam për të thënë. Është një finale. Ne e dimë që është një ndeshje e vështirë, por edhe për ata. Gjëja më e rëndësishme për ne është të jemi më agresivë në mbrojtje. Por, më agresivë në kuptimin e fjalës, jo për të bërë ndë- rhyrje që janë të ndëshkueshme dhe për kartonë, por për të bërë ndërhyrje në kohën e duhur. Duhet të jemi pak më afër me njëri-tjetrin në fushë dhe të jemi më agresivë.

Kur nuk e kemi topin, duhet të vrapojmë më shumë për ta marrë atë. Juventusi po luan me skemën 4-4-2, me Alveshin dhe Manxukiçin shumë lart nga krahët. Ajo që duhet të bëjmë ne, është që t’i spostojmë pak në mbrojtje ata të dy. Isko, kur mbrohemi, luajmë me skemën 4-4-2 dhe kur kemi topin, duhet të futesh më shumë në qendër. Kur topin e kemi ne në zotërim, duhet të kemi durim dhe ta qarkullojmë mirë atë.

juventus-vs-real-madrid-preview

Të luajmë më shpejt nga krahët dhe Marselo me Danin të rriten pak në vendosje. Kur ta kemi ne topin, ata do të futen në mbrojtje. E vetmja gjë që duhet të kemi është ritëm i lartë. Mos bëni gabimin për të luajtur shumë topa në qendër. Duhet të luajmë nga krahët dhe ta dërgojmë topin nga njëri krah në tjetrin. Në mbrojtje jemi mirë, thjesht duhet të shtojmë pak më shumë grintën. Asgjë më shumë.

Thjesht duhet të vazhdojmë të punojmë. E dimë që do të vuajmë në këtë ndeshje sepse është një finale. Por, duhet të jemi të qetë. Duhet të mendojmë që shumë shpejt do të gjejmë sërish golin. Dakord? Kalojeni topin nga krahët dhe hidheni në zonë. Aty është Kris, ose Benzema në shtyllën e dytë. Pak a shumë atë që kemi bërë në stërvitje gjatë javës. Sepse deri tani po pasojmë, po pasojmë, dhe asgjë.

zidan

Duhet të shënojmë tjetër gol. Goli është ky: Luajmë nga krahët dhe e çojmë topin në qendër për ta dërguar në rrjetë. Pak më shumë vendosmëri në mbrojtje. Asgjë më shumë”, ka thënë Zinedin Zidan. Më pas, të gjithë lojtarët bërtitën dhe u bënë gati për të dalë në fushën e lojës dhe për të zbatuar urdhrat dhe këshillat që u dha trajneri i tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"