VIDEO/ Finalja në Antalia të Turqisë, Prishtina thyen Dritën dhe fiton Superkupën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2021 | 14:11

VIDEO/ Finalja në Antalia të Turqisë, Prishtina thyen Dritën dhe fiton Superkupën

Prishtina ka fituar trofeun e parë sezonal, teksa ka triumfuar me rezultatin 3-1 ndaj Dritës në finalen e Superkupës.prishtinaaa-696x391

Për herë të parë në histori, një finale mes skuadrave kosovare, zhvillohet jashtë vendit, pasi ditën e sotme u luajt në Antalia të Turqisë. Që në fillim ndeshja nisi “zjarr”, pasi të dyja skuadrat shënuan nga një herë në harkun kohor të 4 minutave. Fillimisht ishte Prishtina që shënoi në minutën e 2’ me Zybën, por Kastriot Rexha vendosi baraspeshën vetëm 2 minuta më vonë.

Krasniqi riktheu avantazhin për kryeqytetasit në minutën e 22’, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta ishte më ndryshe, ku skuadrat kishin disa raste, por munguan golat, deri në minutën e 93’, kur Shillova shënoi edhe golin e tretë për Prishtinën, duke vulosur gjithçka dhe duke i dhuruar kështu skuadrës kryeqytetase trofeun e parë sezonal.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"