VIDEO/ Finalja ndaj Veleçikut! Atmosferë festive në Cërrik, shikoni çfarë bëjnë tifozët e Maliqit me këngëtarin e njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2020 | 16:17

VIDEO/ Finalja ndaj Veleçikut! Atmosferë festive në Cërrik, shikoni çfarë bëjnë tifozët e Maliqit me këngëtarin e njohur

Maliqi do të luajë sfidën më vendimtare të sezonit ditën e sotme, teksa përballet me Veleçikun, në Cërrik, në ndeshjen që do të përcaktojë skuadrën që do të luajë në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm.

tifozet e maliqit me spiro rokon (1)

Juglindorët do të kërkojnë të shkruajnë historinë, pasi asnjëherë më parë nuk kanë luajtur në Kategorinë e Parë dhe do të kërkojnë ta bëjnë këtë herë.

Entuziazmi te tifozët e Maliqit është shumë i madje, të cilët po e presin me padurim ndeshjen e orës 17:00. Madje disa prej tyre kanë udhëtuar drejt Cërrikut, pikërisht për ta ndjekur nga afër skuadrën e zemrës, ndonëse prania e tyre nuk lejohet në stadium.

“Panorama Sport” ka siguruar një video, ku shihen disa prej tifozëve të Maliqit në Cërrik, së bashku më këngëtarin e njohur korçar, Spiro Roko, të cilët këndojnë së bashku. Një atmosferë festive në Cërrik, e cila akoma më e madhe do të ishte në rast se Maliqi ngjitet në Kategorinë e Parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"