VIDEO/ Filmoi veten i pirë dhe nën shoqërinë e striptisteve, sportisti i njohur pushohet nga puna

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2021 | 23:20

VIDEO/ Filmoi veten i pirë dhe nën shoqërinë e striptisteve, sportisti i njohur pushohet nga puna

Ish-basketbollisti i Boston Sëlltiks, Pol Pirs, është bërë protagonist në SHBA pasi ka filmuar gabimisht veten i dehur dhe në praninë e disa striptisteve.

pitrsee

Video është  publikuar gabimisht nga 44 vjeçari në  rrjetin social “Instagram” teksa shihet i dehur dhe bën veprime të pakontrolluara. Videoja i kushtoi dhe vendin e punës shtatlartit Pirs, i cili prej 3 vitesh punonte si komentator dhe analist i ndeshjeve të basketbollit pranë televizionit të njohur amerikan “ESPN”,  të cilët vendosën të ndërpresin marrëdhëniet me ish-basketbollistin pas pamjeve aspak të hijshme.

Lajmi është bërë i ditur nga “Associated Press”, pasi asnjë nga palët nuk ka dalë me njoftim zyrtarë për sa i përket krisjes së marrëdhënieve ndërmjet tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"