VIDEO / Fillojnë të shfaqen “hijet” e VAR-it, u “injoruan” Tirana e Kastrioti për dy penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 23:32

VIDEO / Fillojnë të shfaqen “hijet” e VAR-it, u “injoruan” Tirana e Kastrioti për dy penallti

Ndeshjet e të dielës në Kategorinë Superiore kanë parë protagonist VAR-in, ose më saktësisht, kanë parë video-teknologjinë si jo-protagoniste atëherë kur mund të kishte thënë fjalën e vet, duke shfaqur “hijet” e para mbi përdorimin e saj.

sasasas

Barazimi i drekës mes Tiranës dhe Egnatias, erdhi pas një episodi shumë të dyshimtë në mbyllje të sfidës, kur Ngo u rrëzua në zonë pas një kontakti. Gjyqtari  Laver Alla bëri shenjë që loja të vazhdonte dhe nuk mori në konsideratë protestat e Tiranës. Edhe pse bëhej fjalë për një episod të rëndësishëm në minutat shtesë të ndeshjes, ai nuk shkoi as të konsultonte monitorin për këtë vendim, duke bërë që sfida të mbyllej në 1-1.


Ndërkohë, ne pjesën e parë të sfidës mes Kukësit dhe Kastriotit, me shifrat 1-0 për krutanët, Mudrazhija arriti të kalonte portierin Tafa dhe ky i fundit, në tentativën për të ndalur sferën, prek lojtarin i cili rrëzohet në zonë. Përsëri një episod i rëndësishëm, të cilin kryesori Orlando Kuka e la të vazhdonte normalisht, ndërsa më pas nuk shkoi as të konsultonte monitorin për të parë dinamikën e incidentit.


Përtej faktit nëse këto ishin apo jo penallti, në episode shumë të dyshimta moskonsultimi i monitorit për të rishikuar pamjet, padyshim që lë shije të keqe, pasi janë ngjarje të cilat mund të ndryshonin fatin e takimeve në fjalë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"