Video / Fillim sezoni për t’u harruar i Hysajt, penallti dhe i kuq që në ndeshjen e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2017 | 22:46

Video / Fillim sezoni për t’u harruar i Hysajt, penallti dhe i kuq që në ndeshjen e parë

Elseid Hysaj nuk e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin në Serinë A, pasi është ndëshkuar me karton të kuq që në ndeshjen e parë të Napolit në kampionat. Skuadra e mbrojtësit shqiptar fitoi me shifrat 3-1 në transfertë përballë Veronës, por paraqitja e tij la për të dëshiruar.

C_29_articolo_1167764_upiImgLancioOriz

Hysaj fillimisht mendohej se do të ishte pushim në këtë sfidë, pasi trajneri Sarri do e kursente për Ligën e Kampioneve. Por tekniku hodhi në fushë që nga minuta e parë mbrojtësin e Kombëtares, në një duel që skuadra e tij po e dominonte plotësisht. Autogoli i Suprajen dhe më pas goli i Milik lanë të mendohej se Napoli nuk do ta kishte të vështirë të triumfonte në këtë ndeshje që në pjesën e parë.

Gulam realizoi golin e tretë në minutën e 62-të dhe takimi dukej i mbyllur. Por Hysaj, i cili ishte ndëshkuar me të verdhë në minutën e 52-të, ndaloi në mënyrë të parregullt në zonë Besa kur regjistrohej minuta e 82-të e takimit dhe gjyqtari nuk ngurroi t’i nxirrte kartonin e kuq mbrojtësit shqiptar.

hysaj

Pacini shënoi nga pika e bardhë por ishte shumë vonë për të shqetësuar Napolin që mori tri pikët që i nevojiteshin në këtë duel të parë të kampionatit dhe tani mendon për ndeshjen e kthimit në Ligën e  Kampioneve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"