VIDEO/ “Fiket” Tirana, Josa i shkakton humbjen e parë Shehit në stolin bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2021 | 23:56

VIDEO/ “Fiket” Tirana, Josa i shkakton humbjen e parë Shehit në stolin bardheblu

Tirana është mposhtur nga Kukësi me rezultatin 0-2 në sfidën e zhvilluar në “Selman Stërmasi” të vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore.

bandicam 2021-02-13 15-55-02-771

Vendosën golat e Ibraimit në minutën e 17-të nga penalltia dhe Vesel Limajt në sekondat e fundit të lojës.

Kjo ishte humbja e parë për trajnerin Orges Shehi në stolin bardheblu dhe atë ja shkakton ish-profesori i tij, Mirel Josa, me të cilën shkruan historinë te Skënderbeu, disa sezone më parë.

FT: TIRANA-KUKËSI 0-2

Ibraimi 17′ (p), Limaj 90+4′ 

KOMENTI LIVE:

PËRFUNDON TAKIMI. 

90+4′ GOOOOL KUKËSI 0-2/ Vesel Limaj vulos fitoren e verilindorëve. I ardhur nga stoli, mesfushori ndëshkon Bekajn, duke i siguruar 3 pikë të arta skuadrës së Josës. 

90+2′ Pranë golit të dytë Kukësi me anë të Limajt, predha e mesfushorit është grushtuar në këndore nga portieri Bekaj.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

88′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Leira, vendin e tij e merr Limaj.

86′ Giamfi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë ndaj Ibraimit.

80′ Fusha e “Selman Stërmasit” kthehet në një moçal të vërtetë duke e bërë thuajse të pamundur zhvillimin normal të ndeshjes.

75′ Kukësi menaxhon mjaft mirë epërsinë e një goli, kampionët të pafuqishëm në repartin ofensiv.

69′ Tjetër zëvendësim te Tirana, largohet Celhaka, vendin e tij e zë Giamfi.

65′ Një Tiranë e “fikur” në këtë pjesë të dytë, shumë pak raste të rrezikshme në portën e Xhikës.

54′ Zëvendësim te Tirana, largohet Danso, vendin e tij e merr sulmuesi Vairinen.

50′ Bardheblutë shfaqen më kërkues, por mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. 

43′ Me fat Kukësi në këto momente. Shtylla i ka mohuar golin e barazimit Ernest Muçit.

40′ Muçi provon me një gjuajtje fluturimthi në afërsi të pikës së penalltisë, por talenti bardheblu nuk koordinohet siç duhet brenda zonës.

37′ Tjetër mundësi shënimi për Tiranën me Seferin, por sulmuesi nuk arrin të përfitojë sërish brenda zonës.

35′ Karton i verdhë edhe për Riçar Danson, për ndërhyrje të gabuar ndaj Kotobellit.

30′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Najdovski. Futbollisti humbet takimin e radhës kundër Teutës.

28′ Bruno Lulaj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar. Mbrojtësi humbet sfidën e radhës.

25′ Rasti i parë i rrezikshëm në portën e Kukësit. Hoxhallari provon nga goditja e dënimit. Tentativa e tij ka shkuar ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.

23′ Kotobelli ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Dansos në hyrje të zonës.

22′ Tirana kërkon penallti. Futbollistët bardheblu protestojnë pas rrëzimit të Seferit brenda zonës, gjatë një dueli me Kurdiç, nuk është i këtij mendimi gjyqtari Hamiti që vazhdon lojën.

21′ Tirana provon të kundërpërgjigjet brenda zonës me Seferin, por sulmuesi nuk arrin të përfitojë.

17′ GOOOOL KUKËSI 0-1/ Zhbllokohet sfida, Ibraimi realizon me penallti, duke mposhtur gardianin Bekaj, edhe pse ky i fundit e kuptoi krahun, topi shkoi në cepin e portës. 

15′ Penallti për Kukësin. Bekaj ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Gashit në rëshqitje e sipër, për gjyqtarin Hamiti, nuk ka dyshime penallti për verilindorët.

13′ Tjetër rast i rrezikshëm për Kukësin, provoi Taipi me një gjuajtje, por topi devijohet në këndore.

11′ Rast i artë për Kukësin me Eze, Bekaj bën mrekullinë duke shpëtuar një gol të sigurt. Fantastik gardiani kosovar.

8′ Kukësi fiton goditjen e parë nga këndi. Pas tentativës së Ibraimit, topi devijohet nga Ismajlgeci në këndore. Provojnë të rrezikojnë verilindorët, por topi grushtohet nga Bekaj.

5′ Tirana më kërkuese në këto minutat e para, por mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

1′ Ka nisur sfida në “Selman Stërmasi”

TIRANA-KUKËSI

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Najdovksi, Hoxhallari, Ismajlgeci, Çelhaka, Batha, Danso, Muçi, Kale, Seferi. Trajner: Orges Shehi

KUKËSI: Xhika, Dragoshi, Lulaj, Kurdiç, Kotobelli, Demiri, Taipi, Mateus Leiria, Ibraimi, Gashi, Eze. Trajner: Mirel Josa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"