Video / FIFA zbulon kandidatët e çmimit “The Best”, në listë përfundon edhe Bonuçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2017 | 18:38

Video / FIFA zbulon kandidatët e çmimit “The Best”, në listë përfundon edhe Bonuçi

FIFA ka bërë sot publike listën e 24-lojtarëve të cilët konkurrojnë për çmimin “The Best”, trofeun individual i cili rivalizon me “Topin e Artë”.

skysports-fifa-fifa-fifpro-world11_3867183

Në listë janë përfshirë 24 futbollistë, ku bie në sy prania e emrave të zakonshëm si Mesi, Ronaldo, Hazard, apo Grizman. Nuk mund të mungonte as braziliani Nejmar, i cili u largua nga Barcelona pikërisht për të shijuar pak lavdi personale, ndërsa në listë gjendet edhe emri i mbrojtësit Lenorado Bonuçi i cili së fundmi kaloi nga Juventusi te Milani.

Lista e lojtarëve

Pierr Emerik Aubamejang (Gabon), Leonardo Bonuçi (Itali), Xhanluixhi Bufon (Itali), Daniel Karvahal (Spanjë), Kristiano Ronaldo (Portugali), Paulo Dibala (Argjentinë), Antuan Grizman (Francë), Eden Hazard (Belgjikë), Zlatan Ibrahimoviç (Suedi), Andres Iniesta (Spanjë), Herri Kejn (Angli), N’Golo Kante (Francë), Toni Kros (Gjermani), Robert Levandovski (Poloni), Marcelo (Brazil), Lionel Mesi (Argjentinë), Luka Modriç (Kroaci), Kejlor Navas (Kosta Rika), Manuel Nojer (Gjermani), Nejmar (Brazil), Serxhio Ramos (Spanjë), Aleksis Sançez (Kili), Luis Suarez (Uruguai), Arturo Vidal (Kili).

Procedura e votimit

Kapitenët e të gjithë ekipeve kombëtare vendosin 25% të rezultateve me votën e tyre.

Trajnerët e të gjithë ekipeve kombëtare vendosin 25% të rezultateve me votën e tyre.

Një votim publik në faqen e FIFA-s vendos për 25% të rezultateve.

Një grup prej më shumë se 200 anëtarësh të mediave ndërkombëtare vendos për 25% të rezultateve.

Procesi i votimit hapet me 21 gusht dhe mbyllet më 7 shtator.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"