VIDEO/ FIFA publikon në faqen zyrtare golin e Kazakistanit nga mesi i fushës, shikoni çfarë shkruan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2020 | 23:37

VIDEO/ FIFA publikon në faqen zyrtare golin e Kazakistanit nga mesi i fushës, shikoni çfarë shkruan

Futbollisti i Kazakistanit, Aibol Abiken, realizoi një gol të çmendur nga mesi i fushën në përballjen ndaj Shqipërisë të vlefshme për Ligën e Kombeve. Perla e mesfushorit kazak, bëri xhiron e internetit, teksa u shpërnda edhe nga faqja zyrtare e FIFA-s në “Twitter”.

Goli nga mesi i fushes

“Duke menduar më shpejt se gara. Motivimi i së hënës sillet te ju nga lojtari i Kazakistanit, Aibol Abiken”, janë fjalët me të cilat FIFA shoqëron videon e golit nga mesi i fushës.

Gola të tillë shihen rrallë në futbollin botëror, teksa bëhet fjalë për një distancë të çmendur, nga afro 54 metra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"