VIDEO/ Festuan si të çmendur, flet fotoreporteri pas “shtypjes” nga lojtarët kroat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 16:04

VIDEO/ Festuan si të çmendur, flet fotoreporteri pas “shtypjes” nga lojtarët kroat

Kroacia arriti të kualifikohej për në finalen e madhe të Moskës pasi arriti të mposhtë ekipin e Anglisë. U deshën 120 minuta që ballkanasit të përmbysnin disavantazhin e pjesës së parë. Goli i fitores u shënua në minutën e 109 nga Mario Manndzukiç i cili ngriti në peshë të gjithë kroatët. Ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë festa e lojtarëve të cilët shtypën fotoreporterin e ndeshjes.

Kroacia-Reporteri-3

Megjithatë ai e ka marrë me sportivitet ku ka thënë: “Në momentin që mora kamerën për të xhiruar momentet e ndeshjes, vetëm e pash një turmë të lojtarëve që erdhën drejt meje”.

“U befasova dhe kjo është e logjikshme pasi që nuk ndodh shumë shpesh”. U ndjeva shumë mirë”, ka thënë fotoreporteri Kortez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"