VIDEO/ Feston sulmuesi i Laçit, fitore e artë me kombëtaren në kualifikueset e Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2021 | 22:09

VIDEO/ Feston sulmuesi i Laçit, fitore e artë me kombëtaren në kualifikueset e Botërorit

Liberia e Harmon Van Dejv, arriti një fitore tepër të rëndësishme në transfertë ndaj Central Afrika, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Sulmuesi i Laçit, u aktivizua në minutën e 68-të, teksa ndeshja ishte 0-0, ndërkohë që Sherman realizoi golin e fitores në minutën e 86-të, duke i dhuruar 3 pikë të arta kombëtares së Liberisë.

lIBERIA

Për sa i përket Harmonit, ai zuri vendin e Kosiah, që aktivizohet në Holandë te NAC Breda. Ndërkohë vlen të theksohet fakti, se titullar te Liberia u aktivizua edhe mbrojtësi i Dritës së Gjilanit, Prince Balde.

Pas aventurës me ekipin kombëtar, Harmon Van Dejv pritet të rikthehet te Laçi, për të qenë në dispozicion të kurbinasve për ndeshjet e kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"