VIDEO/ Feston golin e skuadrës kundërshtare, lojtari akuzohet për trukim ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2021 | 15:33

VIDEO/ Feston golin e skuadrës kundërshtare, lojtari akuzohet për trukim ndeshje

Gjatë ndeshjes së Kategorisë së Dytë në Ukrainë mes skuadrës së Uzhhorod dhe Kremunçukut ka ndodhur diçka e pakëndshme dhe e pazakontë, teksa kjo sfidë ka përfunduar me rezultatin 2-0 për ekipin e Uzhhorod.

bandicam 2021-10-20 15-18-24-080

Skuadra e Kremençukut pëson golin e parë të takimit në minutën e 65′ nga një gol i Mikola Gaduçuk dhe në pamjet e kësaj goli shihet sesi numri 18 i skuadrës mike, Vitali Bojko ka festuar golin e ekipit kundërshtar.

Pamjet bëjnë menjëherë xhiron e internetit dhe ky rast shkon menjëherë në Komisionin e Disiplinës, Etike dhe të Fair-Play-t të Federatës Ukrainase të Futbollit me pretendimin se lojtari ka trukuar këtë ndeshje.

Ndërkohë vetë lojtari e mohon duke deklaruar se nuk ishte i lumtur për golin: “Nëse shihni të gjithë ndeshjen, mund të evidentoni në kamera të ndryshme se unë ngre duart lart dhe duke tundur kokën. Nuk isha i lumtur për golin.”

Futbollisti duke festuar golin e skuadrës kundërshtare on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"