VIDEO/ Feston Atletiko, Reali i Zidanit ngec në transfertë ndaj Getafes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 23:00

VIDEO/ Feston Atletiko, Reali i Zidanit ngec në transfertë ndaj Getafes

Reali ka “ngecur” në kampionat, pas 4 fitoresh radhazi. Skaudra e Zinedin Zidan, nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në transfertë ndaj Getafes, duke i dhënë një “asist” Atletikos në garën për titullin kampion.

Reali0-0

Madrilenët kanë humbur disi terren ditën e sotme, duke bërë që diferenca me kryesuesit e Simeones, të thellohet në 3 pikë. Atletiko arriti të triumfonte me rezultatin 5-0 ditën e sotme ndaj Eibarit.


Për sa i përket ndeshjes së sotme, Reali ishte shumë larg pritshmërive, teksa shënjestroi vetëm 2 herë portën, kundrejt 6 gjuajtjeve në kuadrat të vendasve të Getafes.  Sfidën e radhës reali do e luajë në transfertë ndaj Kadizit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"