VIDEO/ Festival me 7 gola në Laç! Guindo shënon vetë 1 herë, në fund feston… Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2022 | 18:49

VIDEO/ Festival me 7 gola në Laç! Guindo shënon vetë 1 herë, në fund feston… Partizani

Partizani e ka mbyllur sezonin me fitore, teksa mposhti Laçin me rezultatin 3-4, në sfidën ku u regjistrua festival golash. Objektivi i vetëm i kurbinasve në këtë duel ishte… Guindo, i cili luftonte me Seferin për “Këpucën e Artë”. Sulmuesi nga Mali u duk i përgjumur në këtë duel, teksa arriti të realizonte vetëm 1 herë.

bandicam 2022-05-26 18-52-41-410

Zylfiu ishte ai që hapi serinë e golave në këtë përballje në minutën e 9-të, teksa Guindo dhe Qato realizuan për Laçin. Ndërkohë që te Partizani shënoi Stenio Zhunior, Murataj, Rrapaj dhe Kote. Vlen të theksohet fakti se të dy golat e fundit u shënuan në shtesë.

FT: LAÇI-PARTIZANI 3-4

Zylfiu 9′, Gundo 71′, Qato 90+1  / Stenio Zhunior 32′ , Murataj 44′ , Rrapaj 60′ , Kote 90+4′ 

KOMENI LIVE: 

Mbyllet sfida! 

90+4′ GOOOL PARTIZANI 3-4/ Festival golash! Shënon edhe Kristi Kote! Edhe pse shtatshkurtër, korçari goditi saktë me kokë, duke shënuar golin e parë sezonal me fanellën e kuqe! 

90+1′ GOOOL LAÇI 3-3/ Klinti Qato barazon sfidën, por kurbinasit nuk i gëzohen golit, pasi pretendojnë për një penallti, në favor të Guindos, i cili kërkon “Këpucën e Artë”. 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë! 

87′ Partizani kryen 2 zëvendësimet e fundit, në lojë hidhen 2 të rinjtë Xhafer Hodo dhe Buxhelaj, jashtë fushës, Maguete dhe Albion Marku.

85′ Te Laçi janë të gjithë të fokusuar te Guindo, ndërkohë në krahun tjetër mbrojtja e Partizanit duket e përgjumur.

78′ Sërish Guindo ai që provon, gjuajtja e sulmuesit shkon jashtë kuadratit.

75′ Zëvendësim te Laçi, largohet Roganoviç në lojë Ziko.

73′ Tjetër mundësi shënimi për Laçin, me protagonist sërish Guindon, por sulmuesi nga Mali gabon kësaj here.

72′ Dy zëvendësime te Partizani, largohen nga fusha Herald Marku dhe Mala në fushë Kote dhe Dragaj.

71′ GOOOOL LAÇI 2-3/ “Zgjohet” edhe Guindo! Sulmuesi shënon brenda zonës, duke përfituar nga përgjumja e mbrojtes së Partizanit. 

60′ GOOOL PARTIZANI 1-3/ Shënon edhe Arinaldo Rrapaj! Mesfushori befason portierin Dajsinani me një gjuajtje të kalibruar nga distanca, duke e dërguar topin në cepin e portës. 

57′ Zëvendësim te Laçi, largohet Zylfiu i dëmtuar, vendin e tij e merr Zarubica.

50′ Laçi shfaqet më kërkues në këto minuta loje dhe kërkon golin e barazimit.

46′ Starton pjesa e dytë, Laçi kryen 3 zëvedësime, largohen nga loja, Deliu, Shehu dhe Turkaj, në lojë, Ignjatoviç, Qato dhe Spahiu.

Mbyllet pjesa e parë! 

44′ GOOOL PARTIZANI 2-1/ Erdhi nga stoli për të zëvendësuar Skukën, Murataj gjen rrugën  e rrjetës, duke përmbysur sfidën. Mesfushori goditi saktë me kokë brenda zonës, duke realizuar golin e parë për këtë sezon. 

40′ Pranë përmbysjet Partizani me Hadroj, që i vetëm brenda zonës, ka bërë më të vështirën duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

37′ Partizani përveç ekulibrave të arritura në rezultat, ka arritur më së miri t’i ulë rritmin skuadrës së Laçit, që e nisi vrullshëm ndeshjen.

34′ Shumë pranë golit të dytë Partizani me Magueta, që nga afro 10 metra larg portës nuk ka shënuar, teksa sfera është devijuar në këndore.

32′ GOOOL PARTIZANI 1-1/ Vendoset baraspesha në Laç! Stenio Zhunior përfiton nga kaosi brenda zonës, provon me një gjuajtje, topi devijohet dhe përfundon në rrjetë! 

27′ Rast ideal për Partizanin, Marku harkon bukur nga e djathta për Stenio Zhunior që provon me kokë, por tentativa e tij prek shtyllën dhe shkon jashtë kuadratit. Pafat të kuqtë e Mehmetit.

25′ Zëvendësim i detyruar te Partizani, largohet Skuka i dëmtuar, vendin e tij e merr Valentino Murataj.

23′ Duel me rritëm të kënaqshëm në Laç, me vendasit që shfaqen dukshëm superiorë, ndërkohë në krahun tjetër të kuqtë e Mehmetit duken disi të lodhur.

13′ Dominim total i vendasve, kësaj here ishte Deliu që iu afrua golit të avantazhit, por tentativa e tij u ndal nga portieri Teqja.

9′ GOOL LAÇI 1-0/ Zhbllokohet sfida, Zylfiu kalon në avantazh kurbinasit. Pas një aksioni të rrjedhshëm, Ujka servir bukur për Zylfiun që gjuan bukur me të majtën brenda zonës, duke përshëndetur rrjetën! 

6′ Kundërpërgjigjet Partizani me Belicën, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

3′ E pabesueshme çfarë shpërdoron Mazrekaj i vetëm përballë portierit, e ka dërguar topin jashtë kuadratit.

2′ Laçi lëshon sinjalin e parë të rrezikshëm me Mazrekajn, tentativa e futbollistit ndalet nga portieri Teqja.

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Dajsinani, Roganoviç, Shehu, Guindo, Turkaj, Mazrekaj, Deliu, Velija, Velkoski, Ujka, Zulfiji.

Trajner: Shpëtim Duro

PARTIZANI: Teqja, Belica, A. Marku, H. Marku, Skuka, Maget, Stenio Zhunior, Mala, Sota, Hadroj, Rrapaj.

Trajner: Dritan Mehmeti

asd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"