VIDEO/ “Festival” me 6 gola, Çelsi funksionin me sulmin. Mbrojtja e bën baltë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Tetor 17, 2020 | 18:21


VIDEO/ “Festival” me 6 gola, Çelsi funksionin me sulmin. Mbrojtja e bën baltë

Çelsi flaku 2 pikë të rëndësishme në javën e pestë të kampionatit anglez kundër Sauthemptonit. Sfida në “Stamford Bridge” përfundoi në mënyrë dramatike 3-3. Reparti sulmuesi i Çelsit tregoi vlerat e tij me Timo Verner dhe Kai Havertzit, por reparti i mbrojtjes çalon së tepërmi.

EkiuDl2XgAEJz5K
Megjithëse londinezët udhëhiqnin me rezultatin 2-0, Sauthemptoni arriti ta baraspeshonte takimin. Havert krijoi iluzionin se Çelsi do të merrte një fitore të rëndësishme, por në minutën e dytë shtesë Vestergard gjeti hapësirë duke vulosur rezultatin në 3-3.

Pas 5 javësh, Çelsi ka grumbulluar 8 pikë dhe ndodhet në vendin e shtatë, zonë që nuk e lejon të luajë në Kupat e Europës.

FT| ÇELSI-SAUTHEMPTONI 3-3

 

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com