VIDEO/ Festival golash në Vlorë, por vetëm barazim mes Flamurtarit e Laçit. Pika e parë për kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2019 | 17:52

VIDEO/ Festival golash në Vlorë, por vetëm barazim mes Flamurtarit e Laçit. Pika e parë për kuqezinjtë

Flamurtari dhe Laçi u ndanë në një barazim spektakolar 3-3 në Vlorë, takim i vlefshëm për javën e pestë të Kategorisë Superiore.

flamurtari laci

Takimi që u luajt pa tifozë në stadiumin “Flamurtari”, pa kurbinasit më të etur për golin e parë, të cilët po qarkullonin më shumë topin në minutat e para. Gjithsesi, goli i parë erdhi vetëm në minutën e 28-të, dhe ishte Pjeshka që tundi rrjetën për vlonjatët, pas një topi të mbetur në zonë.

Miqtë sidoqoftë, reaguan dhe në të 39-tën ishte Redon Xhixha që barazoi, pasi u fut bukur brenda zone dhe nuk fali përballë Moçkës. Në sekondat e fundit të pjesës së parë, ka sërish gol për vlonjatët. Sukaj fiton vetë një penallti pas një faulli të Stazhillës ndaj tij, dhe me një goditje panenka, i jep sërish avantazhin të tijve.

bandicam 2019-09-22 16-42-36-322

Pjesa e dytë sidoqoftë, nis me një hedhje në sulm të Laçit. Pas shumë tentativave, është Teko që në minutën e 64-t barazon teksa del i vetëm me Moçkën. 3 minuta më vonë, ka penallti për kurbinasit, dhe i saktë nga 11-metrat është Nuabueze, duke i dhënë për herë të parë Laçit avantazhin në këtë sfidë.

Teksa u duk sikur Laçi do e mbyllte aty takimin, me këtë mendim nuk ishte i riu Haruni që u fut gjatë pjesës së dytë në fushë. Pas një harkimi të Rrapajt, me kokë është Haruni që e çon në fundin e rrjetës, dhe ka sërish barazim në Vlorë.

bandicam 2019-09-22 16-40-39-922

Në fund, Flamurtari dhe Laçi barazuan 3-3, dhe të dy ekipet ndanë nga një pikë mes 6 golave në total.

 

FT | Flamurtari-Laçi 3-3

GOLAT: Pjeshka 28′, Sukaj pen. 47′, Haruni 85′ / Xhixha 39′, Teko 64′, Nuabueze pen. 67′

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet takimi. Flamurtari-Laçi 3-3

90′ 4 minuta shtesë.

88’ Ndërrimi i tretë i Sadedinit. Vatnikaj në fushë në vendin e Sukajt.

85’ GOOOOOOOL FLAMURTARI 3-3/ Festival golash në Vlorë. Është Haruni i cili shënon të tretin për kuqezinjtë, i cili pas një harkimi të lartë në zonë, ia doli të çojë topin në fundin e rrjetës.

78’ Starova hedh në fushë edhe Berishën. Del Teko.

75’ Ndërrimi i dytë në radhët e vendasve. Hoxhaj i zë vendin Muçollarit.

70’ Starova kryen ndërrimin e parë. Nuabueze lë fushën e lojës, futet Turkaj.

67’ GOOOOOOOOL LAÇI 2-3/ Vjen përmbysja në Vlorë. Nuabueze shënon me penallti.

66’ Zeqaj shkakton penallti dhe ndëshkohet me kartonin e verdhë.

64’ GOOOOOOOL LAÇI 2-2/ Barazohen shifrat sërish në Vlorë. Është Teko që shënon të dytin për ekipin e Starovës.

55’ Shton dozën e sulmit Laçi. Tentativa të shumta drejt portës së Moçkës. Në një rast, devijimi i gardianit ishte brilant dhe shpëton golin e dytë.

51’ Sërish Nuabueze që gjuan drejt kuadratit, topi devijohet nga një mbrojtës dhe Moçka e grushton topin.

49’ Nuabueze avancon shpejt nga krahu i djathtë, godet portën. Moçka pret.

47’ Haruni vetëm pak sekonda në fushë, provon një harkim në lartë në zonë, por është Stazhilla që kontrollon.

46′ Nis pjesa e dytë në Vlorë. Zëvendësim te vendasit. Pjeshka i lë vendin Harunit.

Mbyllet pjesa e parë. Flamurtari-Laçi 2-1

47’ GOOOOOOOOOL FLAMURTARI 2-1/ Shënon Flamurtari golin e dytë, me Sukajn me penallti panenka.

46’ Penallti në Vlorë. Stazhilla ndëshkohet me kartonin e verdhë për një faull brenda zone.

45‘ 1 minut shtesë.

43’ Gjoni avancon në fundoren e majtë, kthen topin në zonën e Flamurtarit, por kontrollohet pa probleme nga ana e Moçkës.

41’ Ndëshkohet me kartonin e verdhë Gocaj te vendasit.

39’ GOOOOOOOL LACCI 1-1/ Barazojnë shifrat kurbinasit. Redon Xhixha, godet rrafsh me tokën, pasi bëri një lëvizje gënjyese ndaj mbrojtjes vendase. Tund rrjetën për të barazuar rezultatin.

37’ Krosim i lartë drejt zonës së Flamurtarit, por Moccka dhe dhe kontrollon. Pëson edhe një dëmtim gardiani i vlonjatëve, në një përplasje me Gjonin në atë dalje.

33’ Teko lëviz bukur nga e djathta, zhbllokohet për një krosim. Topi drejt Nuabuezes, por sulmuesi nuk e kthen dot drejt portës.

28’ GOOOOOOOL FLAMURTARI 1-0/ Goditje dënimi për vlonjatët e ekzekutuar nga Rrapaj, me shpejtësi është Pjeshka që tund rrjetën, teksa topi kishte mbetur në zonë.

16’ Sukaj gjuan nga një goditje dënimi ballore, por ndalet nga muri mbrojtës.

10’ Mbajnë topin kurbinasit në minutat e para. Qarkullojnë në mesfushë, por pa krijuar ende asnjë rrezik në mbrojtjen vlonjate.

9’ Ignjatoviç hedh një top të gjatë për Nuabuezen, por Pjeshka e mbyll.

4’ Teko gjuan një goditje dënimi nga e djathta, por topi drejt e në duart e Moçkës.

1′ Nis takimi në Vlorë.

 

FLAMURTARI: Moçka, Qarri, Deliaj, Zeqaj, Pjeshka, Gocaj, Rrapaj, Nebihu, Muçollari, Vrapi, Sukaj. Trajner: Dritan Sadedini.

LAÇI: Stazhilla, Fangaj, Gjoni, Ignjateviç, Domgjoni, Deliu, Shehu, Lushkja, Teko, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Sulejman Starova.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"