VIDEO/ Festival golash në Laç, Vllaznia thyen mallkimin 7-vjeçar ndaj kurbinasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2021 | 23:57

VIDEO/ Festival golash në Laç, Vllaznia thyen mallkimin 7-vjeçar ndaj kurbinasve

Një ndeshje dhe fitore e çmendur e Vllaznisë ndaj Laçit me rezultatin 3-5 në stadiumin e qytetit të Laçit, teksa thyen dhe mallkimin prej 7 vitesh në Laç ndaj këtyre të fundit. Ishte një ndeshje me shumë gola ku 6 u realizuan që në fraksionin e parë të lojës dhe 1 u shënua në fillimin e të dytës. 

Vllaznia ne Lac logo

Sfida u hap me një pengesë të Esin Hakajt në zonë ku arbitri kryesor Kreshnik Cjapi thirret për ta t’i parë pamjet në VAR dhe arbitri akordon penallti, ku Liridon Latifi tregohet i saktë në pikën e bardhë.

Goli i dytë nuk vonoi teksa pas një zbritje të shpejtë Viktor Da Silva realizon të dytin për shkodranët. Zarubica ngushton diferencat në minutën e 35’ dhe pas 4 minutash, ekzaktësisht në minutën e 39’ rikthen baraspeshën në 2-2. Pas 2 minutash, në të 41’ Aralica pas një kundërsulmi vrastar realizon të tretin për kuqeblutë shkodranë.

Më pas në minutën e 45+1’ Regi Lushkja barazoi shifrat në 3-3 në një pjesë të parë sa dramatike dhe të çmendur. Sapo nis pjesa e dytë në minutën e 48’ ishte kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta i cili realizoi të kartërtin.

Ndërsa Kaina Nunjesh Da Silva realizoi golin e pestë dhe të fundit në minutën e 90+6’. Vllaznia aktualisht në javën e parë të edicionit të ri futbollistik 2021/2022 të Kategorisë Superiore, grumbullon tre pikët e para ndërsa Laçi asnjë pikë.

KOMENTI LIVE –

FT | LAÇI 3-5 VLLAZNIA

GOLAT: Zarubica 35′, 39, Lushkja 45+1′ / Latifi 11′, Da Silva 25′, Aralica 41′, Gurishta 48′, Kaina 90+6′

PËRFUNDON SFIDA!

90+6′ GOOOOOOOL VLLAZNIA 3-5! Kaina Nunjes Da Silva lë dhe ai shenjë në këtë takim duke realizuar të pestin për Vllazninë

Kaina Nunjes Da Silva gol on Vidnews.

90+5′ Mevlan Adili ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj kundërshtarit.

90′ Arbitri i katërt akordon 6′ minuta shtesë!

85′ Laçi kryen zëvendësim, teksa Fatmir Prenga zë vendin e Mentor Mazrekajt.

83′ Vllaznia kryen zëvendësimin e radhës, teksa largohet autori i golit të tretë Ante Aralica për t’i bërë vend sulmuesit të ardhur në merkaton verore nga Besa braziliani, Kaina Nunjesh Da Silva.

80′ Fjoart Jonuzi ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Regi Lushkjes.

79′ Vllaznia kryen zëvendësimin e radhës teksa largohet autori i golit të parë Liridon Latifi për t’i bërë vend Mehdi Çobës.

70′ Renato Ziko ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të parregullt.

69′ Laçi kryen dy zëvendësime të tjera teksa largohen, Julian Shehu dhe Guindo për t’i bërë vend Serxho Ujkës dhe Ilirid Ademit.

64′ Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç ndëshkohet me karton të verdhë nga arbitri kryesor Kreshnik Cjapi pas disa protestave nga ana e teknikut gjerman të skuadrës shkodrane.

61′ Regi Lushkja ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj mbrojtësit të Vllaznisë, Mevlan Adili.

58′ Vllaznia kryen zëvendësimin e parë teksa largohet autori i golit të dytë për shkodranët Viktor Da Silva për t’i bërë vend mbrojtësit Fallu-Dianje.

48′ GOOOOOOOL VLLAZNIA 3-4! Nis menjëherë me gol pjesa e dytë, teksa kapiteni i shkodranëve, Erdenis Gurishta realizon golin e katërt për kuqeblutë.

46′ Laçi kryen zëvendësimin e parë teksa largohet Renato Malota për t’i bërë vend Renato Zikos.

46′ Nis pjesa e dytë!

45′ PËRFUNDON PJESA E PARË!

45+1′ GOOOOOL LAÇI 3-3! Regi Lushkja realizon për kurbinasit teksa barazon rezultatin në këtë takim të çmendur.

41′ GOOOOOOL VLLAZNIA 2-3! Skuadra kuqeblu në festë, kundërsulm vrastar i shkodranëve dhe Aralica realizon golin e tretë për Vllazninë.

39′ GOOOOOOL LAÇI 2-2! Zarubica shtang shkodranët duke realizuar një dopietë, në 4 minuta diferencë nga goli i tij i parë në këtë ndeshje.

35′ GOOOOOOL LAÇI 1-2! Ngushtohen diferencat, Zarubica realizon falë një gabimi të mbrojtjes shkodrane, teksa sulmuesi nuk gabon dhe shënon për kurbinasit.

25′ GOOOOOOOOL VLLAZNIA 0-2! Viktor Da Silva pas një kundërsulmi të shpejtë shtang kurbinasit duke realizuar golin e dytë për kuqeblutë!

19′ Karton i verdhë për Roganoviç pas një ndërhyrjeje të parregullt ndaj kundështarit të tij.

11′ GOOOOOOL VLLAZNIA 0-1! Liridon Latifi zhbllokon rezultatin falë një 11-metërshi.

9′ VAR-i ndërhyn dhe i jep të drejtë shkodranëve për penallti

7′ Hakaj shkon në zonë dhe pengohet teksa shkodranët protestojnë për penallti.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

LACI – (4-3-3): Sherri, Malota, Ignjatoviç, Roganoviç, Velija, Shehu, Deliu, Lushkja, Mazrekaj, Zarubica, Guindo. Trajner: Dejan Vukiçeviç.

VLLAZNIA – (4-3-3):  Zogoviç, Kruja, Gurishta, Adili, Hakaj, Krymi, Heriç, Jonuzi, Latifi, Da Silva, Aralica. Trajner: Thomas Brdariç.

STATISTIKA PËR LAÇI-VLLAZNIA –

Ndeshje në total: 57

Fitore, Laçi: 23

Barazime: 6

Fitore, Vllaznia: 28

Golavarazhi: 58-75

Fitorja e fundit e Laçit:

5 shkurt 2021, 1-2

Barazimi i fundit:

10 prill 2021, 0-0

Fitorja e fundit e Vllaznisë:

26 maj 2021, 2-0

Vlera në total e ekipit

3.95 milionë euro –

4.73 milionë euro

Lojtari më i shtrenjtë:

Regi Lushkja (350 mijë euro)

Mevlan Adili (375 mijë euro)

Mosha mesatare e ekipit:

24.4 vjeç – 24.4 vjeç

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"