VIDEO/ Festim i shfrenuar i Tares pas fitores me Interin, drejtori i Lacios “rreh” pjesëtarin e stafit teknik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 0:28

VIDEO/ Festim i shfrenuar i Tares pas fitores me Interin, drejtori i Lacios “rreh” pjesëtarin e stafit teknik

Igli Tare nuk është përmbajtur aspak pas fitores së bujshme të Lacios ndaj Interit me rezultatin 2-1.

Tare

Bardhekaltrit u konfirmuan sot pretendent serioz për titullin kampion në Itali, ndërsa drejtori sportiv i Lacios festoi në mënyrën më të pazakontë përmbysjen e skuadrës laciale ndaj zikaltërve.

Kamerat fiksuan momentin kur Tare mbërthen njërin prej pjesëtarëve të stafit teknik të Lacios dhe e hedh në tapet. Më pas Tare bën sikur e qëllon me shpulla.

Gëzimi i tij është tërësisht legjitim pasi ka ndërtuar një skuadër, e cila sot konsiderohet kandidat për titullin kampion në Itali dhe këtë sezon kanë marrë maksimumin ndaj Juventusit dhe Interit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"