Postuar: Nëntor 2, 2022 | 20:30
VIDEO/ Festim i pazakontë në Champions, sulmuesi nxjerr tullumbacen nga çorapet dhe…
Një festim i pazakontë që vjen nga ndeshja e Champions Leagues, mes Shahtar Donjetsk dhe Lajpcig, është duke bërë xhiron e internetit. Protagonist ishte 24-vjeçari, Krostofer Nkunku, i cili në minutë e 10-të gjeti rrugën e rrjetës, pas asistit të Timo Verner.
Në këtë moment, Nkunku, i surprizoi të gjithë, teksa menjëherë pasi shënoi, sulmuesi nxori tullumbacen nga çorapet dhe nisi ta frynte. Një festim i çuditshëm ky që ka bërë xhiron e rrjetit. Pas festës, 24-vjeçari, e futi sërish në çorape tullumbacen dhe vijoi lojën normalisht:
Christopher Nkunku’s goal celebration🎈#RBLeipzig #UCL #DONRBL pic.twitter.com/SVuSc7Jazk
— Noxwin (@noxwin12) November 2, 2022
PANORAMASPORT.AL
