VIDEO/ Festë, tortë dhe fishekzjarrë! Shihni sesi trajneri Reja feston 76-vjetorin e lindjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2021 | 14:29

VIDEO/ Festë, tortë dhe fishekzjarrë! Shihni sesi trajneri Reja feston 76-vjetorin e lindjes

Një ditë e shënuar për trajnerin e Kombëtares shqiptare, Edi Reja i cili mbush ditën e sotme 76 vjeç. Një ditëlindje me dhuratë fitoren në Budapest ndaj Hungarisë ishte kjo për teknikun italian i cili ka kaluar çdo pritshmëri tek kjo Kombëtare.

REJA

Federata Shqiptare e Futbollit ka postuar një video ku Rejës i është rezervuar një pritje e ngrohtë me fishekzjarrë, tortë dhe festë në hotel nga lojtarët dhe stafi teknik i Shqipërisë.

Kombëtarja kuqezi pas dy ditësh do të luajë një sfidë të rëndësishme për fatin e saj për kualifikimin në Botëror ndaj Polonisë të martën në orën 20:45, në stadiumin “AIR Albania”.

SFIDAT DHE RENDITJA –

GRUPI I

HUNGARI-SHQIPËRI 0-1
80’ Broja

ANDORRA-ANGLI 0-5
19’ Çilluell, 40’ Saka, 59’ Abraham, 79’ Uard-Pros, 86’ Grilish

POLONI-SAN MARINO 5-0
11’ Sviderski, 20’ (ag) Palaci, 51’ , 90+1’ Piontek, 84’ Buksha

4

TE MARTEN

ANGLI-HUNGARI 20:45

SHQIPERI-POLONI 20:45

SAN MARINO-ANDORRA 20:45
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"