VIDEO/ Festë në Selanik, PAOK-u i Mihajt eliminon Benfikën. Ja të gjitha rezultatet e sfidave të Champions-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2020 | 22:45

VIDEO/ Festë në Selanik, PAOK-u i Mihajt eliminon Benfikën. Ja të gjitha rezultatet e sfidave të Champions-it

Nuk munguna surprizat në 3 sfidat eliminatore të Ligës së Kampionëve mbrëmjen e sotme. PAOK-u, Dinamo e Kievit dhe Gent, ishin 3 skuadrat vendase që siguruar kualifikimin për në fazën “play-off” të Champions-it.

paok

Padyshim që surpriza më e madhe ishte kualifikimi i skuadrës greke, ku bën pjesë edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Enea Mihaj, i cili e ndoqi përballjen e sotme nga stoli. Bardhezinjtë nga Selaniku, mposhtën me rezultatin 2-1, një skuadër tepër të fortë si Benfike, duke qenë kështu vetëm 1 hap larg grupeve të Champions-it.

Në 2 sfidat e tjera, Dinamo e Kievit mposht AZ Alkmar me rezultatin 2-0, teksa Gent eliminoi Rapidin e Vienës pas triumfit 2-1.

REZULTATET:

PAOK – BENFIKA 2-1

DINAMO KIEV- AZ ALKMAR 2-0

GENT – RAPIDI VIENËS 2-1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"