VIDEO/ Festë në “Fadil Vokrri”, Kosova mund me shuplakë Qipron dhe mbyll Ligën e Kombeve me fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 0:20

VIDEO/ Festë në “Fadil Vokrri”, Kosova mund me shuplakë Qipron dhe mbyll Ligën e Kombeve me fitore

Kosova ka arritur një fitore fantastike përballë Qipros me rezultatin e thellë 5-1, duke e mbyllur me fitore Ligën e Kombeve për këtë sezon.

bandicam 2022-09-27 21-07-08-425

Sfida nisi mjaft mirë për Daranët të cilët në pjesën e parë gjetën dy herë rrjetën me Muslijan dhe Rrudhanin.

Më pas ishin Rashani dhe Muriqi dy herë të cilët vulosën çdo gjë për Kosovën, të cilët e mbyllin në vendin e dytë në grup këtë fushatë të Ligës së Kombeve, pas Greqisë, ndërsa Qipro do të duhet të luajë në Ligën D sezonin e ardhshëm.

KOSOVË 5-1 QIPRO

22′ Muslija, 45+1′ Rrudhani, 46′ Rashani, 52′, 84′ Muriqi / 81′ Roberge

KOMENTI LIVE:

90′ Nuk ka asnjë minutë shtesë. Mbyllet sfida!

84′ GOOOL KOSOVA 5-1/ Muriqi merr një krosim fantastik nga Rashica dhe me një gjuajtje me kokë çon topin në rrjetë.

81′ GOOOL QIPRO 4-1/ Roberge lëshon një gjuajtje me të djathtën dhe gjen golin e parë për miqtë.

72’ Muslija lëshon një gjuajtje të bukur nga distanca, por tentativa e tij ndalet nga portieri Pengaj.

65′ Kryeziu ndëshkohet me karton të verdhë pas një goditje që i dha me bërryl kundërshtarit.

64’ Zëvendësim i dyfishtë te Kosova. Largohen Rashani dhe Rrahmani, në vendet e tyre futen Bytyqi dhe Dresheviç.

59’ Tjetër zëvendësim i dyfishtë te Qipro. Largohen Kastanos dhe Xionis, në vendet e tyre futen Gogiç dhe Papoulis.

58’ Zeneli hedh një top të bukur në zonë për Muriqin, por ky i fundit nuk arriti të gjente kuadratin.

57′ Rashani merr një top nga Celina dhe lëshon një gjuajtje të bukur me të djathtën , por tentativa e tij përfundon ngjitur me shtyllën.

52’ GOOOL KOSOVA 4-0/ Vedat Muriqi merr një top të bukur në hyrje të zonës dhe me një gjuajtje me të djathtën shënon dhe golin e katërt për Dardanët.

46′ GOOOL KOSOVA 3-0/ Rashani përfiton pas një gjuajtje të Muriqit që u ndal në shtyllë dhe me portën e boshatisur shënon golin e tretë për Dardanët.

46’ Qipro e nis me dy zëvendësime pjesën e dytë. Zëvendëson Kiriakou dhe Loizou, në vendet e tyre fut Karalampous dhe Kristofi.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45+1’ GOOOL KOSOVA 2-0/ Rrudhani depërton mjaft bukur në zonë duke kaluar mbrojtësin dhe me një gjuajtje me të majtën dyfishon shifrat për Dardanët.

45′ Gjyqtari i katërt akordon 3 minuta shtesë.

43’ Artimatas ndëshkohet me kartonin e parë të verdhë të sfidës pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Zenelit.

41’ Muriqi provon një gjuajtjet të fortë me kokë, por Panajl ja arrin të evitojë golin.

36’ Një tjetër mundësi e mirë për Kosovën. Pas një ngatërrese në zonë topi përfundon në këmbët e Zenelit, me këtë të fundit që nuk e kalon dot portierin.

30’ Muriqi provon një gjuajtje me kokë, por tentativa e tij ishte e lehtë për portierin kundërshtar.

28’ Zeneli depërton bukur në zonë dhe provon me të djthtën, por tentativa e tij ishte e dobët dhe përfundon jashtë.

22’ GOOOL KOSOVA 1-0/ Topi shkon në këmbët e Muslijas, me këtë të fundit që lëshon një gjuajtje fantastike për të kaluar Dardanët në avantazh.

15’ Muslija provon një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij nuk shkon në kuadrat.

12′ Muriqi provon një gjuajtje me kokë, por tentativa e tij shkon jashtë.

9’ Zeneli humbet një rast të artë për Kosovën pas një kombinimi fantastik me Muriqin.

2’ Loizou lëshon një gjuajtjet bë bukur brenda zonës, por Ujkani tregohet i vëmendshëm dhe realizon një superpritje për t’i mohuar miqve golin.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

asf

KOSOVË: Ujkani, Hadërgjonaj, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhani, Muslija, Fazliji, Celina, Rashani, Muriqi, Zeneli.

Trajner: A. Zhires

QIPRO: Panaji, Ioanou, Katelaris, Roberge, Andreou, Kastanos, Artimatas, Kiriakou, Xionis, Sotiriou, Liozou.

Trajner: T. Ketsbaia

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"