VIDEO/ Festë në dhomat e zhveshjes së Interit, Vidal “lan mëkatin” që tërboi tifozët zikaltër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 23:40

VIDEO/ Festë në dhomat e zhveshjes së Interit, Vidal “lan mëkatin” që tërboi tifozët zikaltër

Interi i gëzohet me të drejtë fitores së sotme 2-0 në kampionat kundër kampionëve në fuqi të Italisë, Juventusit. Mesfushori i zikaltërve, Arturo Vidal publikoi një video të festës me shokët e skuadrës Ashraf Hakimin dhe Lautaro Martinezin në dhomat e zhveshjes të “San Siros”.

pjimage (34)

Vëmendjen kryesore e ka marrë kiliani, i cili u bë personazh negativ dhe më i dashuri sot për zikaltërit teksa para fillimit të takimit puthi stemën e Juventusit në uniformën e Xhorxho Kielinit, por 13 minuta pas fillimit të takimit, ai shënoi ndaj bardhezinjve me kokë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"