VIDEO/ Festë madhështore! U kualifikuan për në finalen e Ligës së Europës, shikoni çfarë bëjnë tifozët e Frankfurtit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2022 | 0:13

VIDEO/ Festë madhështore! U kualifikuan për në finalen e Ligës së Europës, shikoni çfarë bëjnë tifozët e Frankfurtit

Eintraht Frankfurt është kualifikuar për në finalen e Europa League për herë të dytë në histori, teksa mposhti në gjysmëfinale Uest Hemin. Në finale e madhe të Sevijas, skuadra gjermane do të përballet me skocezët e Rejnxhërs.

Screenshot_26-2-800x450

Një moment emocionues u regjistrua në fundit e sfidës ndaj Uest Hemit, tifozët e Frankfurtit pas triumfit të skuadrës së saj kanë shpërthyer në festë, duke hyrë në stadium për të festuar së bashku me lojtarët këtë arritje të mrekullueshme.

Edhe përgjatë ndeshjes ata ishin shumë të zëshëm, ku krijuan një atmosferë fantastike në ‘Deutsche Bank Park’. Për të qenë sa më të shumtë në numër, gjermanët thyen karriget e stadiumit, metodë e cila përdoret që në stadium të futen më shumë tifozë sesa është e lejuar.

frankfurt-1 (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"