VIDEO/ Festa e titullit të Liverpulit, Klop dhuron spektakël në kërcim. Trajneri gjerman i papërmbajtshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2020 | 17:45

VIDEO/ Festa e titullit të Liverpulit, Klop dhuron spektakël në kërcim. Trajneri gjerman i papërmbajtshëm

Liverpuli u shpall dje kampion pas 30 vitesh pritjeje. Klop festoi titullin e parë kampion të Premier Ligës pasi Çelsi mundi 2-1 Mançester Sitin duke e nxjerrë matematikisht nga gara për titull dhe duke i lejuar të kuqve të merrnin titullin kampion.

liverpuli festimet

Menjëherë pasi u shpallën matematikisht kampion tifozët dhe lojtarët e Liverpulit shpërthyen në festime. Mësohet se Klop dhe e gjithë skuadra e Liverpulit kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit.

Klop kercimi

Së fundmi në rrjet po qarkullojnë me shpejtësi videot ku lojtarë të Liverpulit si Van Dajk, Robertson apo edhe trajneri Klop shihen duke kërcyer e duke festuar. Një kërcim special ky i teknikut të Liverpulit, për më tepër shikoni pamjet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"