VIDEO/ Festa e titullit te Ballkani, trajneri Ilir Daja e djeg me… “Çun Tirone”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2023 | 23:37

VIDEO/ Festa e titullit te Ballkani, trajneri Ilir Daja e djeg me… “Çun Tirone”

Ilir Daja festoi mbrëmjen e djeshme titullin e dytë radhazi me Ballkanin në elitën e futbollit kosovar. Gjithashtu kjo ishte hera dyta në histori që skuadra nga Theranda ngjitet në majën e futbollit dardan dhe meritë absolute ka padyshim trajneri nga Tirana, së bashku me stafin e tij.  

DAJA

Pasi siguruan matematikisht suksesin, futbollistët dhe stafi i Ballkanit, u mblodhën së bashku për të festuar në një nga ambientet festive në Suharekë.

Një nga ata që mori vëmendje të madhe në këtë mbrëmje festive ishte pikërisht trajneri Ilir Daja. Tekniku nuk harroi këngët e Shqipërisë së Mesme dhe me këngën e famshme “Çun Tirone” ndezi edhe më shumë atmosferën duke “rrëmbyer” të gjithë vëmendjen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"