VIDEO/ Fernandesh gjen golin e parë, Junajtid fiton bindshëm në shtëpi ndaj Uatford

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 16:58

VIDEO/ Fernandesh gjen golin e parë, Junajtid fiton bindshëm në shtëpi ndaj Uatford

Janë mbyllur para pak minutash, dy ndeshjet e Premier Ligës, të vlefshme për javën e 27-të.united

Junajtid ka marrë një fitore të pastër me shifrat 3-0 ndaj Uatofrdit, në stadiumin “Old Trafford”. Ka gjetur golin e parë me “Djajtë e Kuq”, teksa ka realizuar në minutën e 42’ me anë të një penalltie.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi përsëri me vendasit në sulm. Ishte Marsial që shënoi në minutën e 58’, ndërsa Grinud vulosi fitoren e tij në minutën e 75’.

Me këtë fitore Junajtid shkon në kuotën e 41 pikëve dhe ndodhet në vendin e 5-të.dg

Ndeshja tjetër ishte ajo mes Uolves dhe Noruiç, e cila u mbyll me fitoren 3-0 të “Ujqërve”.

Dopieta e Jotës dhe një gol nga Jimenez, i dhanë vendasve një fitore shumë të rëndësishme, e cila i ngjit në vendin e 8-të me 39 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"