VIDEO/ Ferguson rikthehet në “Old Trafford”, çfarë nderimi për teknikun skocez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 18:35

VIDEO/ Ferguson rikthehet në “Old Trafford”, çfarë nderimi për teknikun skocez

Mançester Junajtid nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me Uolvesin në shtëpi në ndeshjen e javës së gjashtë në Premier Ligë, por vëmendja e të gjithë të pranishmëve në stadiumin “Old Trafford” ishte tek legjenda Aleks Ferguson.

ferguson

Tekniku legjendar i “djajve të kuq”, rikthehej për herë të parë të ndiqte një ndeshje të Mançester Junajtid, që nga muaji prill, pas asaj hemorragjie cerebrale që pësoi, dhe pas operacionit që kreu. Shëndeti i Sër Aleks tashmë është më i mirë, dhe sot, ai ishte i pranishëm në stadium, dhe të gjithë të pranishmit e nderuan prezencën e skocezit.

1-28

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"