VIDEO/ Federata zvicerane reagon për tifozin që i veshi xhaketën e UÇK-së Shaqirit: Është marrë në pyetje nga policia, ndalohet të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2021 | 16:36

VIDEO/ Federata zvicerane reagon për tifozin që i veshi xhaketën e UÇK-së Shaqirit: Është marrë në pyetje nga policia, ndalohet të…

Mbrëmjen e djeshme Zvicra arriti të marrë një fitore mjaft të vlefshme përballë Irlandës së Veriut që mban gjallë shpresat e helevetëve për një vend në Botëror.

shaqiri

Pas ndeshjes, sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri që luajti për 90 minuta iu drejtua mikrofonave të gazetarëve, por në atë moment një tifoz shqiptar ndërhyn duke i veshur 29-vjeçarit një xhaketë me stemën e UÇK, Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Shaqiri e kuptoi veprimin dhe filloi të qeshte, por i menjëhershëm ka qenë reagimi i mediave serbe që e kanë dënuar gjestin duke e quajtur politik. Nisur nga kjo, Federata e futbollit në Zvicër ka dalë me një njoftim duke shkruar se tifozi ishte shoqëruar në polici dhe do të ndalohet hyrja e tij në stadiume.

‘’Është e papranueshme që njerëzit duan të përdorin stadiumet e futbollit për qëllime të propagandës politike. Xherdan Shaqiri reagoi në mënyrë shembullore, qëndroi i qetë dhe nuk reagoi. Tifozi u mor në pyetje nga policia dhe atij iu vendos një ndalim në stadiume”, shkruan federate zvicerane në njoftimin e saj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"