VIDEO / Fati në versionin Mesi, Barcelona fiton me përmbysje dhe i jep frymëmarrje Kuman

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2021 | 23:10

VIDEO / Fati në versionin Mesi, Barcelona fiton me përmbysje dhe i jep frymëmarrje Kuman

Ronald Kuman vazhdon të mbijetojë në pankinën e Barcelonës, sidomos pas një fitoreje shumë të rëndësishme të skuadrës së tij me përmbysje ndaj Valencias në “Kamp Nou”.

barcelona

Tifozeria vendase priste një reagim nga ekipi, por në fakt goli i parë ishte i miqve, me një predhë të Gaja që përfundoi në trekëndësh dhe i dha avantazhin Valencias, pavarësisht devijimit të Ter Shtegen. Për të kthyer entuziazmin në skuadër mendoi Ansu Fati, i cili me një kombinim të bukur me Depaj që kujtonte shumë shpërthimet e Mesit, barazoi rezultatin me një gjuajtje në hyrje të zonës.

Para pushimit të ndeshjes, ai fitoi penallti dhe Depaj nuk gaboi nga pika e bardhë, duke dërguar sferën në rrjetë për të kaluar të tijtë në avantazh.

Fati ishte protagonist edhe në pjesën e dytë me aksione mbresëlënëse, ndërsa Soler nga ana tjetër goditi shtyllën. Vulën sfidës ia vendosi Kutinjo, me golin e tij në minutën e 85-të, duke kaluar Cilesen për të siguruar fitoren 3-1 të ekipit,


renitja la liga

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"