VIDEO/ Fati i buzëqesh vlonjatëve, Flamurtari shpallet kampion i Kategorisë së Dytë falë penalltive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2022 | 17:34

VIDEO/ Fati i buzëqesh vlonjatëve, Flamurtari shpallet kampion i Kategorisë së Dytë falë penalltive

Flamurtari është kampioni i Kategorisë së Dytë. Vlonjatët e drejtuar nga trajneri Resuli, triumfuan me 11-metërsha në duelin ndaj Luzit, teksa koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.

bandicam 2022-05-08 17-45-04-839

Kuqezinjtë u treguan të saktë nga pika e bardhë e penalltive, duke i shënuar të gjitha, falë edhe eksperiencës së madhe. Me këtë triumf Flamurtari ka siguruar 20 milionë lekë të vjetra, teksa sezonin e ardhshëm së bashku me Luzin do të militojnë në Kategorinë e Parë.

FT: FLAMURTARI-LUZI 1-1

Pjeshka 48′ / Gjinaj 79′ 

PENALLTI: 4-2

Mbyllen pa fitues 120 minutat! Ndeshja shkon me penallti! 

112′ Pritje spektakolare e portierit Cali, portieri i Luzit i mohon një supergol nga goditja e dënimit kapitenit Andi Ribaj.

100′ Spektakël në “Selman Stërmasi”, traversa i mohon supergolin futbollistit të Luzit, Jovani. I pafat Jovani në këto minuta!

GOOOOOL LUZI 1-1/ Vendoset baraspesha! Gjinaj, i futur në lojë në pjesën e dytë, godet saktë në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës së Moçkë! 

GOOOOL FLAMURTARI 1-0/ Zhbllokohet finalja! Denis Pjeshka godet saktë me kokë brenda zonë pas harkimit të Ribajt duke përshëndetur rrjetën! 

Pjesë e parë e vakët në “Selman Stërmasi”. Skuadrat prodhuan shumë pak raste të rrezikshme në portat respektove. Edhe pse vlonjatet u shfaqën më kërkues në këto 45 minuta, ata nuk arritën të çanin mbrojtjen e hekurt të Luzit.  

Vetëm një gjuajtje e rrezikshme u regjistrua në portë. Bëhet fjalë për atë të minutës së 44-t kur Zuna godet nga 35 metra, por i vëmendshëm Moçka që kontrollon gjithçka. Për sa i përket ndeshjes. Ka pasur një epërsi të lehtë të Flamurtarit në këto 45 minuta, teksa futbollistët kavajas mbrohet me 5 lojtarë, teksa 4 mesfushorë rrijnë të tërhequr duke tentuar kundërsulmin.

FORMACIONET ZYRTARE:

FLAMURTARI: Moçka, Pjeshka, Bicaj, Gocaj, Qarri, Ramadani, Celhaka, Souza De Olivera, Diamanti, Licaj, Ribaj.

LUZI 2008: Cali, Xhika, Ramazani, Jovani, Hoxha, Vogli, Ferraj, Zuna, Punavija, Levendi, Merdini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"