Postuar: Janar 21, 2021 | 23:43
VIDEO/ Fantastik Vedat Muriqi, sulmuesi i Kosovës kualifikon Lacion në Kupë
Lacio ka arritur kualifikimin në Kupën e Italisë, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1 Parmën, për të kaluar fazën e 1/8-ve.
Parolo zhbllokoi sfidën, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Inzagit, që edhe pas golit nuk i ndali sulmet, duke kërkuar kështu golin e dytë. Megjithët kur të gjithë prisnin golin e Lacios, që do të vuloste ndeshjen, ishte Parma që gjeti rrugën e rrjetës. Mihaila, pas një asisti të Riçit, ia doli të gjejë rrugën e rrjetës për të barazuar shifrat.
Ishte Vedat Muriqi, i cili ditën e sotme e bëri “sefte” me Lacion, ku pas një krosimi të marrë nga krahu i majtë, sulmuesi i Kosovës, gjuan bukur me kokë, për ta dërguar topin në fundin e rrjetës, disi edhe me ndihmën e portierit kundërshtar.
PANORAMASPORT.AL
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/
