VIDEO/ Fantastik Herri Kejn, kapiteni i Totenhemi shkëlqen me dopietë në pjesën e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2021 | 21:47

VIDEO/ Fantastik Herri Kejn, kapiteni i Totenhemi shkëlqen me dopietë në pjesën e parë

Shumë zhurmë, por asgjë. Herri Kejn u rikthye të Totenhemi, duke i dhënë fund zërave për një largim të mundshëm nga “spërsat”. Kapiteni u aktivizua titullar në përballjen ndaj portugezëve të Ferreiras, duke shkëlqyer me dopietë.

Kejn

Sulmuesi anglez gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 9-të dhe të 35-të, teksa pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0. Vlen të theksohet fakti se në ndeshjen e parë Totenhemi u mposht me rezultatin 1-0 nga skuadra portugeze.

Trajneri Espirito Santo, e vlerësoi maksimalisht takimin e kthimit duke hedhur në fushë, futbollistët më të mirë, ndryshe nga sfida e parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"