VIDEO/ Fantastik Ermir Lenjani, lojtari i Kombëtares gjen rrugën e rrjetës në Zvicër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2020 | 21:20

VIDEO/ Fantastik Ermir Lenjani, lojtari i Kombëtares gjen rrugën e rrjetës në Zvicër

Ermir Lenjani duket se është kthyer në një formë të shkëlqyer pas pauzës për shkak të pandemisë.lenjani

Futbollisti i Kombëtares ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme, në përballjen mes Sionit dhe Servete. Lenjani pas një asisti të marrë nga Grgik ka shpërthyer në krahun e majtë dhe është nisur në drejtim të portës, ku ka shënuar duke mposhtur portierin kundërshtar.

Kujtojmë se në minutën e 7’ sulmuesi tjetër shqiptar, Pajtim Kasami humbi penallti. Pjesa parë është mbyllur në barazim 1-1, me golin e vetëm për Sionin që e shënoi Lenjani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"