VIDEO/ Fantastik Domgjoni, mbrojtësi shqiptar gjen rrugën e rrjetës në Turqi. Selmanit mund t’i shënosh vetëm me… penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 18:46

VIDEO/ Fantastik Domgjoni, mbrojtësi shqiptar gjen rrugën e rrjetës në Turqi. Selmanit mund t’i shënosh vetëm me… penallti

Mbrojtësi shqiptar, David Domgjoni, ishte heroi i Menemensportit, në barazimin 2-2 që skuadra turke arriti në transfertë ndaj Bursasportit.

Domgjoni

Ish-futbollisti i Tiranës dhe Laccit në Superiore, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 15-të, ndërkohë që vendasit përmbysën gjithçka në pjesën e parë me Seleznov, i cili mposhti 2 herë nga pika e bardhë portierin e Kombëtares, Gentjan Selmani.

Futbollistët e Menemespor nuk u pajtuan me humbjen, teksa me rifillimin e pjesës së dytë, barazuan shifrat me Boztepe. Protagonist në golin e dytë ishte sërisht Domgjoni, i cili i hapi rrugë topit, për të shkuar në rrjetë.

bandicam 2020-07-12 18-33-09-290

Vlen të theksohet se skuadra e shqiptarëve humbi në penallti në minutën e 81-të me Kaja, duke shpërdoruar mundësinë për të dalë me 3 pikë nga kjo përballje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"