VIDEO/ Fantastik Armando Vajushi, sulmuesi shqiptar shënon dopietë në pjesën e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 18:05

VIDEO/ Fantastik Armando Vajushi, sulmuesi shqiptar shënon dopietë në pjesën e parë

Armando Vajushi po kalon një moment fantastik te skuadra rumune e Petrolul që militon në ligën e dytë. Futbollisti shqiptar duket se është abonuar me golin, teksa në sfidën e sotme ndaj Csikszeredës ka shënuar dopietë në pjesën e parë, duke kryesuar momentalisht listën e golashënuesve me 4 gola në 4 ndeshje.

Vajushi

28-vjeçari hapi serinë e golave në minutën e 3-të nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që në minutën e 33-të, dyfishoi shifrat me një gjuajtje mjaft të bukur nga jashtë zonës, duke u konfirmuar si lideri i Petrolul këtë sezon.


Skuadra verdheblu me Vajushin në krye ka si objektiv rikthimin në elitën e futbollit rumun. Me këto ritme të frikshëm, shkodrani do të synojë edhe “Këpucën e Artë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"