VIDEO/ Fantastik Armando Sadiku, bomberi i Kombëtares gjen rrugën e rrjetës me Malagan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2020 | 0:00

VIDEO/ Fantastik Armando Sadiku, bomberi i Kombëtares gjen rrugën e rrjetës me Malagan

Bomberi i Kombëtares, Armando Sadiku ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e parë me Malagan në sfidën ndaj Hueskas, pas pauzës afro 3 mujore për shkak të Koronavirusit. 29-vjeçari është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 42-të, duke shënuar golin e 11-të në kampionat me ekipin spanjoll.

bandicam 2020-06-12 20-21-36-378

11-metërshi u akordua me VAR, pas një konsultimi të gjatë të gjyqtarit, ndërkohë që miqtë mbetën me 10 lojtarë, teksa Huan Karlos u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 26-të.

bandicam 2020-06-12 20-21-39-666

Një start fantastik ky për sulmuesin e Kombëtares, i cili veç të tjerave synon të thyej edhe rekordin me Malagan për sa i përket golave të shënuar brenda një sezoni. Vlen të theksohet se pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-2 për miqtë e Hueskës, ndërkohë që e gjithë sfida përfundoi me rezultatin 1-3.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"