Postuar: Maj 23, 2023 | 9:10
VIDEO/ Fanella e Asllanit për tifozin e vogël të Interit, ja nis këngës pas dhuratës speciale: Vjen nga Shqipëria dhe…
Edhe pse ende nuk është kthyer në një lojtar titullar, Kristjan Asllani ka filluar të rrëmbejë zemrat e shumë tifozëve zikaltër.
Në një video e bërë virale së fundmi, shfaqet një tifoz i vogël i Interit i cili merr për ditëlindje një dhuratë bluzën e Asllanit.
Pas kësaj ai ja nis festës dhe këndon për mesfushorin shqiptar: “Ai luan mesfushor dhe nuk është italian, vjen nga Shqipëria dhe ka shumë fantazi. Ka 14 në shpinë dhe klasin e vërtetë, të gjithë duart lart për Kristjan Asllanin tonë”.
@veronica.cap82 Non poteva non partire il coro 😅.. @Andrea destasio l’inventore numero uno!!! 👏👏🖤💙#forzainter💙🖤 #asllani #iregaliquellibelli ♬ suono originale – Veronica
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"