VIDEO/ “Fair Play” në derbi, Batha lë mënjanë festën dhe inkurajon Idrizajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 20:51

VIDEO/ “Fair Play” në derbi, Batha lë mënjanë festën dhe inkurajon Idrizajn

Tirana regjistron sot një nga fitoret më të bujshme dhe më të thella në historinë e rivalitetit me Partizanin, teksa udhëheqin me rezultatin 4-1.

BATHA IDRIZAJ

Goli i tretë i ndeshjes për bardheblutë erdhi nga mbrojtësi i Partizanit Hektor Idrizaj. Anësori i djathtë i të kuqve shënoi gabimisht në portën e tij në përpjekje për ta nxjerrë topin jashtë porte.

Por, ajo ccfarë tërhoqi vëmendjen ishte reagimi i mesfushorit të Tiranës, Idriz Batha. I ndodhur pranë Idrizajt në momentin e shënimit të autogolit nga vlonjati, Batha inkurajoi Idrizajn, i cili qëndroi i shtrirë në fushë në shenjë dëshpërimi.

Gjesti i Bathës është vlerësuar pozitivisht duke treguar “fair play” sportiv.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"