VIDEO/ Evertoni provon humbjen e parë në kampionat, të besuarit e Ançelotit zhgënjejnë në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2020 | 17:13

VIDEO/ Evertoni provon humbjen e parë në kampionat, të besuarit e Ançelotit zhgënjejnë në transfertë

Evertoni ka marrë humbjen e parë në kampionat, teksa është mposhtur në transfertë nga Sauthemptoni me rezultatin 2-0.

ALLAN

Të besuarit e Ançelotit nuk ishte në një ditë të mirë, teksa kjo u pa në fushë, ku ndryshe nga herët e tjera, krijuan shumë pak për të gjetur golin. Vendasit kaluan në avantazh të dyfishtë që në pjesën e parë, ku realizuan Uard-Prouse në minutën e 27 dhe Adams në minutën e 35’.

Në pjesën e dytë, kur pritej reagimi i Evertonit, u bë gjithçka më e vështirë për ta, ku në minutën e 72’, Dinje u ndëshkua me karton të kuq dhe la skuadrën e tij me 10 lojtarë, duke mos pasur shumë raste për të shënuar.

SAUTHEMPTYON EVERTON

Më këtë humbje Evertoni mbetet në vendin e parë, me 13 pikë, po aq sa Liverpuli, ndërsa Sauthemptoni shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e pestë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"