VIDEO/ Evertoni mposht Çelsin dhe rikthehet te fitorja, ekipi i Lampard zhgënjen në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 15:38

VIDEO/ Evertoni mposht Çelsin dhe rikthehet te fitorja, ekipi i Lampard zhgënjen në transfertë

Evertoni ka mposhtur me rezultatin 3-1 Çelsin  në shtëpi ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 16 në Premier Ligë.EVERTYON

Ndeshja për ekipin e Lampard nisi e vështirë që në fillim, teksa Riçarlison shënoi në minutën e pestë për vendasit. Pas kësaj, “Blutë e Londrës” u hodhën në sulm, duke kërkuar golin e barazimit, por pa sukses. Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol, teksa  Klavert Levin shënoi golin e dytë për Evertonin, në minutën e 49’.

Pas tre minutash, Kovaçiç ngushtoi diferencën, duke shënuar golin e parë për Çelsin. Pas kësaj ekipi i Lampard u hodh tërësisht në sulm, për të gjetur golin e barazimit, por kur të gjithë prisnin golin e barazimit, shënoi Evertoni.CHELSEA

Në minutën e 84’, ishte përsëri Klavert Levin që shënoi golin e tretë  duke i siguruar fitoren ekipit të tij. Pas kësaj ndeshje, Çelsi renditet në vendin e 4-t me 29 pikë, ndërsa Evertoni me këtë fitore renditet në vendin e 14 me 17 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"