VIDEO| EURO 2020/ Çekia bën surprizën e mbrëmjes ndaj Anglisë, fitojnë Franca e Portugalia. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2019 | 22:37

VIDEO| EURO 2020/ Çekia bën surprizën e mbrëmjes ndaj Anglisë, fitojnë Franca e Portugalia. Ja të gjitha rezultatet

U luajtën mbrëmjen e sotme 6 takime të tjera, veç Shqipërisë që u përball me Turqinë në transfertë.

uefa euro 2020

Në grupin e Shqipërisë, ishte Franca që fitoi minimalisht 0-1 në transfertë me Islandën, me gol të Oliver Zhiru nga pika e penalltisë.

Fitoren e parë e arriti edhe Andorra në grup, që po me shifrat 1-0 fitoi ndaj Moldavisë.

Surpriza e madhe e mbrëmjes ishte fitorja 2-1 e Çekisë në shtëpi ndaj Anglisë. Herri Kejn zhbllokoi shifrat me penallti që në minutën e pestë, por Brabec dhe Ondrasek përmbysën gjithçka për vendasit.

Portugalia fitoi 3-0 ndaj Luksemburgut, ndërkohë që 3 pikë mori edhe Lituania, me fitoren 2-0 në shtëpi ndaj Lituanisë. Më poshtë, rezultatet e plota nga mbrëmja e sotme.

 

 

REZULTATET LIVE

 

FT | Turqi-Shqipëri 1-0

GOLAT: Tosun 90′ / 

FT | Andorrë-Moldavi 1-0

GOLAT: Vales 64′ / 

KARTON I KUQ:  / Ginsari 55′ (2v)

FT | Islandë-Francë 0-1

GOLAT:  / Zhiru 66′

FT | Çeki-Angli 2-1

GOLAT:  Brabec 9′, Ondrasek 85′ / Kejn pen. 5′

FT | Portugali-Luksemburg 3-0

GOLAT: B.Silva 16′, Ronaldo 66′, Guedesh 89′ / 

FT | Ukrainë-Lituani 2-0

GOLAT: Malinovski 29′. 58′ / 

FT | Mal i Zi-Bullgari 0-0

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"