VIDEO/ Etrit Berisha i pafat, SPAL-i mposhtet nga Fiorentina. Ja të gjitha rezultatet e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 17:07

VIDEO/ Etrit Berisha i pafat, SPAL-i mposhtet nga Fiorentina. Ja të gjitha rezultatet e Serisë A

U luajtën paraditen e sotme 4 sfidat e vlefshme për javën e 19-të të Serisë A, teksa bie në sy diktati i skuadrave vendase, të cilat kanë dalë triumfuese në sfidat e sotme.

Fiore

Udineze mposhti me rezultatin e pastër 3-0 Sasuolon në takimin e zhvilluar në orën 12:30, ndërkohë që në përballjet e orës 15:00, spikat triumfi 5-1 i Sampdorias ndaj Breshas së Emanuele Ndojit. Shqiptari e nisi nga stoli këtë përballje, duke u aktivizuar në minutën e 69-të.

Te fitorja është rikthyer edhe skuadra e Fiorentinës, që mposhti Spalin e Berishës me rezultatin minimal 1-0, falë golit të Pecelës në minutën e 82-të. Triumf tepër i rëndësishëm edhe për Torinon në sfidën ndaj Bolonjës. Të besuarit e Maxarrit iu falën golit të Berenguer në minutën e 11-të.

REZULTATET:

UDINEZE-SASUOLO 3-0

FIORENTINA-SPAL 1-0

SAMPDORIA-BRESHA 5-1

TORINO-BOLONJA 1-0


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"