VIDEO/ “Është shkatërruar nga mbishkrime injorantësh”, Izmir Smajlaj i zhgënjyer nga ajo që i kanë bërë pistës ku stërvitej

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2020 | 13:54

VIDEO/ “Është shkatërruar nga mbishkrime injorantësh”, Izmir Smajlaj i zhgënjyer nga ajo që i kanë bërë pistës ku stërvitej

Kampioni i kërcimi për së gjati, Izmir Smajlaj ditën e sotme është përballur me një surprizë të pakëndshme.

pjimage

Pista e kërcimit për së gjati ku ai stërvitej, ishte shkatërruar me mbishkrime. Një veprim i turpshëm i bërë ky nga persona që ende nuk dihen, por që kanë mërzitur atletin shqiptar.

Këtë Smajlaj e tregon edhe në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, ku shkruan: “I zhgënjyer! Të zgjohesh me kënaqësinë sepse tashmë Tirana ka një pistë profesionale për kërcimin së gjati, e të shohësh që është shkatërruar me këto mbishkrime injorantesh, është fatkeqësi!

Më vjen keq që vazhdojnë ende të tilla vandalizma, por ti “Bona” qëndro e qetë, do të gjendet fansi yt dhe do përballet me organet kompetente, se të tilla idiotësi nuk ecin para”, shkruan Izmir Smajlaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"