VIDEO / Është kthyer në një nga memet e Olimpiadës, incidenti i sportistit peruan pushton rrjetin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2021 | 20:02

VIDEO / Është kthyer në një nga memet e Olimpiadës, incidenti i sportistit peruan pushton rrjetin

Lojërat Olimpike për tre javë radhazi dhurojnë spektaklin e elitës së sportit botëror që garon për medalje olimpike. Por shikueshmëria e madhe që ka një aktivitet i tillë, për fat të keq kthehen edhe ata që gabojnë ne personazhe të njohur në internet. Kështu ka ndodhur edhe me peruanin Angelo Karo Narvaez.

peraun

Ky i fundit ishte një personazh jo edhe aq i njohur, por që nga prova e ti në garën me skateboard në Tokio 2020, ka pushtuar rrjetin duke u kthyer shpejt në meme.

Sportisti 21 vjeçar nuk ruajti dot ekuilibrin pas një kërcimi dhe u përplas me pengesën e radhës. Mjafton të shihni pamjet dhe do ta kuptoni se pse Narvaez u kthye brenda pak minutash në një emër të njohur në internet dhe pamjet e garimit të tij janë bërë meme në rrjete sociale.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"