VIDEO/ Është kandidat potencial për fitimin e “Topit të Artë”, shihni “dhuratën” e Zhorzhinjos te goli i Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2021 | 14:35

VIDEO/ Është kandidat potencial për fitimin e “Topit të Artë”, shihni “dhuratën” e Zhorzhinjos te goli i Junajtid

Çelsi dhe Mançester Junajtid përfunduan në barazim 1-1 në një sfidë të çmendur dhe me plot emocion.

bandicam 2021-11-29 08-51-14-904

Zhorzhinjo, i cili shihet dhe si kandidat potencial për fitimin e “Topit të Artë”, ka bërë një gafë të pafalshme te goli i Junajtid ku nuk e ka stopuar si duhej topin në mesin e fushës dhe për fat të keq të tijin ai ishte lojtar i fundit, teksa Xhadon Sanço përfitoi nga pakujdesia e mesfushorit italian duke e dërguar topin në rrjetë në një aksion kundërsulmi.

Gjithsesi italiani 19 minuta më vonë e “korrigjoi” gafën me një penallti të shndërruar në gol. Me këtë barazim, Çelsi mban vendin e parë në tabelën e renditjes me 30 pikë, +1 nga Mançester Siti i vendit të dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"